PJESA 2

Një QËLLIM pa një PLAN është vetëm një DËSHIRË

Procesi i planifikimit është në thelb i thjeshtë dhe i njohur përgjithësisht dhe përfshin disa elemente themelore kryesore që janë në fakt të zbatueshme për çdo lloj aktiviteti si blerja e ushqimeve ose organizimi i një feste për ditëlindje – përfshirë shkëmbimet e të rinjve!

Për të planifikuar një projekt të ri, duhet të jeni të sigurt në pyetjet e mëposhtme:

  • PSE? – një pyetje që gjithnjë na torturon por gjithashtu reflekton IDENË E MADHE tonën, vizionet tona, qëllimet tona, synimet tona, perceptimin tonë për të sjellë ndryshime pozitive për të ardhmen.
  • ÇFARË? – po, idetë mund të jenë përrallore, por shpesh mund të jenë shumë të gjera dhe të paqarta. Ata duhet të bëhen të qarta, gjithëpërfshirëse dhe solide; ato duhet të jenë konkrete dhe të zbatueshme në jetën reale. Vendosja e OBJEKTIVAVE tuaja bëhet një nga përparësitë në punën tuaj.
  • SI? – fjalët nuk mjaftojnë kurrë! Si mund t’i fusim ëndrrat në VEPRIM? Si mund ta bëjmë vizionin tonë të vërtetë?
  • SA SHUMË? – para, para, para! Idealistët janë qka duam të jemi të gjithë, por të gjithë mund të pajtohemi se … pa para, pa mjaltë! BUXHETI është po aq i rëndësishëm dhe duhet të menaxhohet mirë për të pasur sukses.
  • SI SHKOI? – cilat kritere keni ndjekur në VLERSIMIN e nivelit tuaj të suksesit? Me fjalë të thjeshta… sa jeni të kënaqur me atë që keni arritur dhe si e keni matur nivelin tuaj të suksesit?

KUTI SEKRETE

“Mos flisni për ne pa ne!” – përfshini përdoruesit përfundimtarë në procesin e planifikimit!

Merrni shumë frymë përsëri – nuk është aq e komplikuar sa duket! Për ta ngushtuar temën dhe për ta përshtatur atë me nevojat e këtij udhëzuesi, do të ecim hap pas hapi përmes planifikimit të një shkëmbimi të të rinjve. Në rastin tonë, ne do të përdorim shembullin e një “Trajnimi Ndërkombëtar për Aktivistët e Rinjë”, pasi një projekt ndërkombëtar i shkëmbimit të të rinjve mund të jetë pak më i kërkuar se ai lokal ose kombëtar kur bëhet fjalë për praktik dhe kjo do të na ndihmojë të sjellim dritë për të gjithë qoshet e mundshme të errëta të procesit.

Pra… kur flasim për “planifikim”, çfarë saktësisht nënkuptojmë? Para se të hidheni në panik me të gjitha idetë, pyetjet, detyrat dhe detyrimet që vijnë së bashku me atë fjalë, le ta bëjmë jetën tonë më të lehtë dhe ta ndajmë atë në tre faza kryesore:

  1. PËRGATITJA: (a) gjërat që ju bëni ose kohën që ju kaloni duke u përgatitur për diçka, (b) planet ose rregullimet që bëni për t’u përgatitur për diçka – nuk jemi ne! Është Fjalori i Kembrixhit! Duke folur për shkëmbimet e të rinjve…kutia e Pandorës valëvitet “përshendetje” nga cepi, , pasi ato janë projekte mjaft kërkuese dhe ka mjaft gjëra  për të cilat duhet kujdesur!
  2. IMPLEMENTIMI: Më pak të thëna, më shpejtë rregullohet! Fjalët janë të mira, por jo të mjaftueshme. Çfarë lloj mollësh do të vendosim në shportën e “implementimit”?
  3. FOLLOW UP: perdja bie, por shfaqja nuk mbaron kurrë! Pasi i mbijetuam dy fazave të mëparshme, tani është koha për disa vlerësime! Pra … le të fillojmë nga e para! Na ndiqni!
33%