D. EXCHANGE IT – Udhëzuesi!

A e keni provuar ndonjëherë më parë? Apo është e gjitha e pakuptushme për ju? Pavarësisht se cila është përgjigjja, mos ngurroni të shijoni këtë mjet të dobishëm që do t’ju japë informacione praktike, sugjerime, propozime të dobishme dhe këshilla e ide të tjera për ta bërë ëndrrën të vërtetë!

Harrojini udhëzimet e komplikuara dhe teorinë e thjeshtë e të mërzitshme!

Është koha për terma të thjeshtë dhe shembuj sqarues që do ta bëjnë punën tuaj të lehtë, argëtuese si dhe do t’ju lejojnë të shpalosni krijimtarinë tuaj në përmbushjen e vizionit tuaj!

Udhëzuesi “Exchange IT” përmban të gjitha elementet për të ndihmuar organizatën tuaj për të zbatuar me sukses një shkëmbim të të rinjve dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në ndërtimin e paqes dhe pajtimin midis vendeve pas konfliktit dhe atyre të konfliktit të ngrirë. Është koha që ju të shkëlqeni dhe të lini gjurmët tuaja në bërjen e një ndryshimi!

Ky udhzues do t’ju udhëzojë që nga fillimi i planifikimit të shkëmbimit të të rinjve – duke përcaktuar problemet që po përpiqeni të zgjidhni dhe duke formuar idenë e veprimit drejt zgjidhjes së tyre – dhe për gjatë gjithë procesit të planifikimit të projektit tuaj përfundimtar – përgatitjen, zbatimin dhe follow up. Ai do të zbuloj pengesat  dhe rreziqet e fshehura gjatë realizimit të një projekti të shkëmbimit të të rinjve dhe do t’ju ofrojë këshilla se si të rrisni efektet e projektit tuaj, si të siguroni qëndrueshmëri të rezultateve dhe ta ktheni përvojën në njohuri solide – pasuria më e dobishme për sukses nëe të ardhmen!

20%