B. Më jep një dorë!

Ballafaqimi me një projekt të çfarëdo lloji nuk mund të jetë një “shfaqje me një njeri”, pasi, padyshim, nuk është praktike që i gjithë ekipi të kujdeset për çdo detaj. Shpërndarja e përgjegjësive midis grupit tuaj i mban të gjithë të motivuar dhe aktiv, rrit produktivitetin dhe e çon projektin tuaj një hap më pranë suksesit! Prandaj, kjo çështje duhet të jetë një përparësi në takimin tuaj të parë të ekipit: bëni një marrëveshje për të gjitha gjërat që duhet të bëhen dhe pastaj ndani rolet dhe detyrat ndërmjet njëri-tjetrit. Dhe nëse kjo është gjithçka e re për ju, këtu janë disa udhëzime për t’ju ndihmuar:

  • Përcaktoni një koordinator të ekipit, puna ekskluzive e të cilit do të jetë të monitorojë punën e ekipit, të merret me çështje praktike, të sigurohet që anëtarëve të ekipit t’u kujtohen afatet dhe  të jetë pika referuese e ekipit.      
  • Përcaktoni lojtarët kryesorë: cilët anëtarë të ekipit duhet të përfshihen dhe në çfarë mase? Mbani në mend jo të gjithë kanë të njëjtat aftësi. Mundohuni të përputhni çiftet dhe vendosni lojtarin e duhur në pozicionin e duhur!      
  • Sigurohuni që të gjithë I  kanë të gjitha informacionet e nevojshme dhe kushtet për të bërë pjesën e tyre të punës (tingëllon si punë e koordinatorëve të ekipit, apo jo?)      
  • A e kupton secili rolin e tij? Sigurohuni që gjithmonë të lini një dritare të hapur për shpjegime dhe sqarime të mëtejshme. Mos harroni! Jo të gjithë ndihen rehat kur ndajnë vështirësitë e tyre, kështu që ju duhet të krijoni një ndjenjë besimi dhe partneriteti për t’i bërë ata të hapen!      
  • Shkruani detyrat e tyre dhe mbajeni këtë informacion të arritshëm për të gjithë anëtarët e ekipit. Kjo do të rrisë ndjenjën e përgjegjësisë në grup dhe do t’i shtyjë ata të jenë të qëndrueshëm dhe efektiv.      

Ndiqni këtë recetë dhe ne mund të garantojmë që pjata juaj … do të jetë super e shijshme!

42%