E. Në Ajër! – FINALIZIMI

Ju jeni vetëm një frymë larg qëllimit tuaj përfundimtar: dorëzimit të aplikacionit përfundimtar dhe projekt propozimit tuaj! Për të arritur këtë pikë është e sigurt që keni kaluar të gjitha hapat e mëparshëm me sukses, së bashku me kontributin e vlefshëm të partnerëve tuaj. Ne e dim që plotësimi i formularit të aplikimit ka qenë një proces kërkues, dhe tani nuk ka mbetur ende shumë për të bërë!

Disa sekonda para se të paraqisni kërkesën tuaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme të përgatitni dhe bashkangjitni të gjithë dokumentacionin e kërkuar, veçanërisht nëse disa prej tyre janë specifikuar në mënyrë të veçant në thirrjen e donatorit. Domethënë:

  • një përshkrim narrativ të projektit tuaj.      
  • një analizë e buxhetit – sigurohuni që propozimi juaj i buxhetit të mundësojë zbatimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara dhe që të gjitha zërat e listuar brenda buxhetit të ekzistojnë gjithashtu në përshkrimin e projektit. Është shumë e rëndësishme të jesh realist dhe i saktë gjatë vlerësimit të kostove të tua: nëse ato janë shumë të larta, ti ul shanset e miratimit të grantit; nëse ato janë shumë të ulëta, do të keni probleme gjatë implementimit pasi nuk do të jeni në gjendje të mbani hapin me të gjitha aktivitetet.      
  • agjendën e shkëmbimit tuaj rinor.      
  • CV-të e anëtarëve kryesorë të ekipit të projektit.      
  • kornizën logjike.      
  • deklaratat mbi partneritetin të nënshkruara nga të gjitha organizatat e përfshira në projekt.      
  • përkthimet e artikujve të inkorporimit
  • dëshmi të kapaciteteve financiare të organizatave ( p.sh. fragmente nga raportet financiare vjetore ) etj.      

Kjo është!

Tani ju duhet vetëm të vendosni të gjithë dokumentacionin tuaj në një zarf dhe ta dërgoni në adresën e donatorit tuaj!

Burimi: Internal
43%