PJESA 1

SHKËMBIMET E TË RINJVE: ÇFARË MË MUNGON?

Bashkimi me Ekipin tonë të Zhvilluesve do të thotë që shkëmbimet e të rinjve janë një mjet i vlefshëm për punën tuaj, një perlë e fshehur en thesarit, që do t’ju shoqërojë në udhëtimin tuaj drejt sjelljes së ndryshimeve pozitive në shoqëri! Shkëmbimet e të rinjve në përgjithësi – në fushat e konfliktit ose post-konfliktit edhe më shumë! – sjellin bashkëpunim të barabartë, mirëkuptim, pranim, hapje, përfshirje sociale, mjedis ndërkulturor, kompetenca të reja, njohuri dhe aftësi, thyerje e stereotipeve dhe paragjykimeve – lista mund të vazhdojë përjetësisht! Të rinjtë janë ambasadorët më të mirë të këtyre vlerave, duke shtuar pasionin, përkushtimin, energjinë dhe perspektivat e reja në këtë enigmë që zbulon përfundimisht imazhin e dëshiruar të pajtimit dhe paqes. Nëse ndonjë re  dyshuse turbullonë idenë tuaj për shkëmbime rinore dhe dëshironi të pastroni qiellin, mos harroni të kaloni nëpër Udhëzuesin tonë të Fillestarëve dhe ne mund t’ju premtojmë këtë: dielli juaj do të shkëlqejë më shumë se kurrë!

Si Zhvillues, ju tashmë keni pasur një përvojë në organizimin e shkëmbimeve të të rinjve, disa prej tyre të suksesshme, të tjerat ndoshta pak “gri”. Në çdo rast, ju keni eksploruar procesin, keni bërë një përpjekje, keni marrë një shans, keni rrezikuar shumë dhe keni uruar për një rezultat të mirë. Pra, çfarë është saktësisht e gatshme të ju ofrojë ky udhëzues? Pse duhet të bëhet udhërrëfyesi juaj, mësuesi juaj?

Ky udhëzuës i Shkëmbimit të të Rinjve për Zhvilluesit është krijuar për të ndriçuar çdo cep të errët të përpjekjes tuaj dhe për të mbështetur misionin tuaj drejt arritjes së rezultateve më të mira të mundshme në punën tuaj! Është këtu për t’ju ofruar këshilla dhe sekrete, për të sqaruar të gjitha proceset e komplikuara, për të ndarë praktikat më të mira, për të ofruar ide dhe zgjidhje për çdo problem që fshihet dhe për të pajisur organizatat rinore me njohuri dhe aftësi të kërkuara për një planifikim dhe zbatim të suksesshëm të një projekti të shkëmbimit të të rinjve për pajtimin.

Ky udhëzues është këtu  të:

  • siguroj qëndrueshmëri të punës së organizatës suaj.      
  • të sigurojë programe cilësore për pajtimin.      
  • të ngrit kapacitetet e organizatës suaj për mbledhjen e fondeve.      
  • të ndërtoj aftësitë e organizatës suaj në shkrimin e propozimit të projektit.      
  • t’ju drejtojë përmes menaxhimit financiar.      
  • të shpjegojë proceset e raportimit financiar dhe narrativ.      
  • t’ju udhëheq përmes krijimit të pikave për zbatimin e suksesshëm të granteve të marra.      
  • t’ju ndihmojë në procedurat administrative.      

Me fjalë të tjera … është koha që jo vetëm të lutemi për një super hero për t’ju shpëtuar nga telashet! Është koha që  të BËHENI një i tillë!

Burimi: internal
8%