C. Pse të rinjt?

Pasi të keni kuptuar rëndësinë e pajtimit në zonat e konfliktit dhe pas konfliktit, mendoni se kush është edhe një herë në zemër të këtij procesi! Po, e dimë që nuk keni nevojë të përpiqeni shumë për të! RINIA! Mendje të hapura, ide të freskëta, horizonte të gjera, zemra të pastra të gatshme për të mirëpritur pranimin, tolerancën, të gatshëm për të përqafuar të ndryshmen dhe për të shkelur stereotipet dhe paragjykimet, të gatshëm të përjetojnë shtigje të reja dhe të largohen nga e kaluara e dëmshme, por më e rëndësishmja… të motivuar për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri, duke shmangur përsëritjen e gabimeve të paraardhësve të tyre dhe shërimin e plagëve të historisë.

Nuk është çudi pse shkëmbimet e të rinjve janë provuar të jenë acet që dalin nga mëngët! Mjedisi ndërkulturor, përvoja ndërkombëtare, ikja nga rrjeti i sigurisë që çdo kontekst lokal ofron dhe të menduarit jashtë kutisë është më se e mjaftueshme për të provuar rëndësinë e lëvizshmërisë në kuadrin e procesit të pajtimit.

 KOHA PËR TË SHIKUAR!

Burimi: Helvetas Sri Lanka

A  keni ende dyshime? Ende nuk jeni i sigurt se si e zbatojmë teorinë në praktikë? Akoma dëshironi të kuptoni se si e krijojmë veprimin nga politika dhe si e kthejmë politikën në veprim! Ndiqni hapat!

22%