Projekti “Exchange it – drejt bashkëpunimit dhe pajtimit” është duke u implementuar nga Kosova Young Lawyers – KYL së bashku me gjashtë partnerë: Libero, Proni, Backslash, Connect International, Interkultura dhe Syllogos Apofiton Ekpedeftirion Mandoulidi. Projekti mbështetet nga Programi Erasmus + i Bashkimit Evropian.
Ideja për këtë projekt lindi kur ne po punonim me të rinj në projektet tona të mëparshme, dhe kuptuam se pajtimi është një proces shumë i nevojshëm, dhe zgjidhja e konflikteve në Evropë është një qëllim për të gjithë ne. Pasi që aktivitete tona kryesore që kemi bashkëpunuar ndërlidhen mbi inovacionin dhe shkëmbimin e praktikave të mira, ne po synojmë që t’u ofrojmë të rinjve mundësi të reja për të kapërcyer pengesat e krijuara nga konfliktet në të gjithë Evropën. Duke nxitur pjesëmarrjen proaktive të organizatave në krijimin e mundësive për shkëmbime të të rinjve, ne mund të kontribuojmë në pajtim.
Qëllimi kryesor i projektit “ExchangeIt” është të fuqizojë organizatat për të implementuar shkëmbime të të rinjve në zonat pas konfliktit dhe konfliktet e ngrira, dhe më pas për të rritur kapacitetet e tyre përmes një platforme me trajnime, mbështetje për mentorim, rrjetëzim dhe informacione të përditësuara mbi këtë temë.