Duke regjistruar organizatën tuaj në faqen e internetit të Exchange It, ju keni një shans të merrni pjesë në seminare për ndërtimin e kapaciteteve dhe të bëheni pjesë e përpjekjeve për transformimin e konfliktit që synojnë ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në Evropë.
Për të regjistruar dhe plotësuar profilin tuaj ndiqni këto hapa të thjeshtë:
1. Plotësoni fushat në këtë faqe dhe klikoni në butonin “Regjistrohuni dhe Merrni pjesë”.
2. Së shpejti do të merrni një email konfirmimi në imellën tuaj.
3. Kthehuni te Exchange-it.org dhe identifikohuni me adresën tuaj të postës elektronike dhe fjalëkalimin.
4. Për të plotësuar profilin tuaj tani duhet të plotësoni pyetësorin në lidhje me kapacitetet e organizatës suaj. Kjo detyrë nuk do t’ju zgjasë më shumë se 3 minuta dhe mund të ndryshoni përgjigjet tuaja sa herë që dëshironi. Ju mund të përdorni këtë pyetësor duke klikuar në ikonën në këndin e sipërm në anën e djathtë të faqes në internet dhe duke zgjedhur opsionin “Sondazh” nga menuja.
5. Tani mund të aplikoni për seminar! Ju mund të mësoni më shumë rreth kësaj në Thirrjen për pjesëmarrësit. Për të dërguar aplikimin tuaj, plotësoni të gjitha fushat në formën e quajtur “Aplikimi për trajnim”, që mund të gjendet në faqen e Sondazheve. Ne do t’ju informojmë për rezultatet e aplikimit tuaj brenda dy ditësh pas dorëzimit të aplikimit.
Tashmë PJESICMARRS? Hyni